Paulin Marku
Vota e diasporës kërkon vlerësim, por vota e shqiptarëve në Shqipëri kërkon angazhim dhe respekt !
1.Politika shqiptare në këto ditë fushate është shpërndarë në të gjitha vendet ku jetojnë e punojnë prej vitesh bashkëatdhetarët tanë të larguar prej vitesh dhe kjo duhet vlerësuar pas shumë vitesh demokraci.
2.Shqiptarët që jetojnë në Shqipëri duan më shumë vlersim ,respekt, kontakte sepse janë ato që vuajnë çdo ditë problememet aktuale dhe hallet që i shqetësojnë çdo ditë.
3.Pensionistët që jetojnë në Shqipëri nuk arrijnë të përballojnë minimumin jetik ,për ushqime ,ilaqe, drita dhe ujë, duke qenë edhe të vetmuar e në mëshirë të fatit.
4.Qytetarët shqiptarë janë çdo ditë në dijeni dhe po e prekin me fatkeqësi shërbimin shendetësor që marrin në vendin e tyre ,nga mosinteresimi,shërbimi ambulant e mungesa e ilaqeve.
5.Arsimi në të gjitha nivelet ka pësuar një rënie katastrofike, nga niveli mësimdhënies, siguria në shkolla,mbyllja e shkollave ,politizimi e drejtuesave, mungesa e terreneve sportive, kërkimi shkencor dhe akademik.
6.Bizneset në Shqipëri po shijojnë çdo ditë falimentimin ,nga mungesa e xhiros ,taksat dhe tatimet, presionet politike, oligarkia dhe mungesa e fuqisë punëtore.
7.Rinia shqiptare ,të arsimuar dhe ato pa arsim po largohen çdo ditë nga ky vend, pasi garancia për punën dhe jetën është në nivel minimal,pa shpresë dhe garanci për të filluar e ndërtuar jetën këtu.
8.Politika në Shqipëri ,për fatin e keq është kthyer në vend punësimi, përfitimi ,karriere ,korrupsioni, mashtrimi dhe zhgënjimi.
9.Administrata publike në këto vite demokracie është politizuar,ku i paafti sillet si i aftë ,dhe i afti duket i nështruar intelektualisht ,meritokracia është zhdukur, presioni politik vazhdon të rritet.
10.Rendi dhe siguria publike në Shqipëri është shqetësim real dhe i frikshëm,me vrasje ,përdhunime, grabitje, aksidente, dhunë në familje ,mosrespektim ligji dhe nënshtrim ndaj të fortit dhe politikës.
Vota në Shqipëri kërkon angazhim ,pasi janë shqiptarët në Shqipëri që kanë kurriz politikën e përditshme.