Xhaketa e vjedhur rëndon-Sheqere Sina Ozuni


SHEQERE SINA OZUNI

XHAKETA E VJEDHUR RËNDON.*
Xhaketën e vjedhur jo nuk e vesh.
Më duket sikur ti e bota më qesh.
Në kurriz se mbaj dot, më rëndon.
Eh, shpirtin më duket, ma shëmton.

Shpirtin tim s’do ta gjesh të ndotur.
As të arnuar kurrë s’e kam patur.
Brenda dhe jashtë xhaketës tënde kërko.
Shpirtin tim rob brënda, se e ke, mos kujto.

Mos kujto se shpirtin tim bëre rob
Ma dhurove, o mik një xhaketë sot.
Të mbrohem nga i ftohti këtë mot.
Do ia shpërblej edhe unë, o Zot!

Ky, kurrësesi detyrim s’mundë të jetë.
Por unë duhet ta heq nga shpirti këtë siklet.
Gjithë jetën do punoj skllavërisht.
Ama, nëpër stinë, do eci madhërisht.

Vetëm, të kthej xhaketën tënde, se më dhemb.
Me akullsinë tënde, shpirtin mos ma tremb.
Në këtë botë duhet të jetoj e qetë .
Me djersën e punës që bëj vetë.
118
VAJZË PREJ ËNDRRASH

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Sina Ozuni, Sheqere
Vajzë prej ëndrrash : poezi / Sheqere Sina
(Ozuni) ; red.
Valter Dauti . – Tiranë : Nacional, 2023.
122 f. ; 14 x 20.5 cm
ISBN 978-9928-396-21-1
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1