Zanë moj ma e bukura bjeshkë!
– A thue fjalën e kam gjetë,
për me t’than’ je zemra jeme?
Zanë, moj ma e bukura bjeshkë,
mos t’kesh’ frik’ prej fjalës teme!
Veç nji kang’ du me t’këndue
e me t’marrun pak erë.
Nji sekret me ta diftue,
por parë ti me m’ba be…..
– Unë besen po ta jap’
për njato flokë të bardhë.
Jam e re për marak’
por me nanen kam ra n’hall’.
– Ndigjo pra moj moll’ vjeshtake,
lidhu fort ti për njat’ gem!
Se kjo botë asht rrenacake
pak fryn’ era , në tok’ bjen.
Ajo pemë që të ka rrit’,
e din mir’ se çfar’ ka hjek’.
Rriji afër der’ nji dit’,
që të këpusin, kur t’jesh’ pjek’………
Dragusha.@
Wien