Zejnep…Ethem Cipi


Ethem Cipi

Zejnep

Një ndër gabimet që nuk më falet, për vitin që shkoi,

Qe dhe ndarja me Zejnep,

Në fillim e mora si diçka të lehtë,

por më pas e përjetova thellë.

Kujtova se me kalimin e kohës gjërat do të marrin tjetër udhë,

por jo, kur të rreshqet këmba, askush të gjendet pranë për ndihmë.

Tani që rri dhe e mendoj,

Më duket se kam humbur shumë,

Ndoshta edhe ju e keni kuptuar miq,

Zejnep nuk ishte si gjithë të tjerat,

Ajo ishte lindur, për të qenë e dashuruar.

Ndarja me Zejnep i eklipsoi shumë gjërat,

Pati nga ato që u ofruan të më jepnin dorën për të dalë nga gremina,

Bile, bënë dhe be që do të më bënin ta harroja Zejnep,

Por jo, prapë se prapë, gjuha shkon ku dhemb dhëmbi.

Që atëherë në jetën time nuk ka patur femër tjetër,

As ka për të patur për ca kohë,

Të paktën për këtë vit,

Deri kur të mësohem me ndarjen,

Deri kur të bindem se dashuria në fund të fundit, është më e madhe se një njeri, se vetë, Zejnep.