Zemër e hidhëruar-Besa Januzi-Rexhepi


Me fytyra të vrenjtura

Me sy të trishtuar e lot

Me duar të zgjatura nga ti

Ngashërimin nuk e ndal dot.

Dallgë e fortuna padrejtësisë,

Na rrahin na bartin tutje pa mëshirë,

Stoik si lis shekullor qëndruam

Të vobektë, por zemër dëlirë.

Mos më shkelni si milingonë,

Bota sillej për të gjithë njësoj,

Dielli lind për të ngrohur gjithë njerëzimin,

Pse dikujt kjo t’i pengoj.

Ka njerëz që nuk kanë as kulm mbi kokë

A nuk kanë të drejtë për pak mirësi

Asgjë më shumë e asgjë më pak–drejtësi.

Zemra dhemb e gufon si valë deti

Loti ngrirë në faqe mbeti

Për ta lutem perëndisë ditë e natë

Pak, ama pak mëshirë për ata të ngratë.

Besa Januzi-Rexhepi

4 nëntor 2024

Michigan/ USA