Kush ka kurajo t’i thotë, Petraq Palit,penionist?!Nga Lejla Gorishti


Lejla Gorishti

Kush ka kurajo t’i thotë, Petraq Palit, penionist?!

Nje jete te tere ne pune, mundim, sakrifica, krijim, perkushtim ndaj detyres, familjes, shoqerise dhe kombit te tij.Edhe sot e gjen ne pune te vazhdueshme ne fushen e krijimtarise.Kenaqet dhe ndjen nje lloj krenarie te heshtur kur bashkekombasit e tij, te kudondodhur neper bote, lexojne me kenaqesi shkrimet e tij.Titujt apo vlerësimet që të japin organizmat shtetërore, apo shoqërore, natyrisht që kanë vlerën e tyre, po kur të “pagëzon” shoqëria , është si të thuash, nderim i shumëfishtë, sepse aty përmblidhen; profesionisti,studiusi, botuesi,e më sëshumti qytetari me vlera qytetarie.

Me krijimtarine letrare te shkrimtarit shqiptaro-amerikan Petraq Pali, jam njohur fillimisht permes faqes se internetit, ne te cilën e pata vlerësuar dhe e pata falenderuar miqësisht per gjithçka që lexoja. Ajo që më terhoqi me shume në këto shkrime ishte fakti se , P Pali ne keto shkrime paraqitej teper origjinal dhe i thjeshte ne komunikim me lexuesin. Peshen e fjales se tij si dhe problematikat sociale, shoqerore apo familjare qe trajtonte ne krijimtarine e tij, janë te tilla qe ne i kemi prekur çdo ditë, gjate jetes sonë. Kam patur fatin , keto vitet e fundit si redaktorja e disa prej veprave te tij, te jem e para qe i lexoj ato. Petraqi shkruan pa e vrare shume mendjen, e hedh mendimin e tij ashtu si i vjen eshte teper origjinal dhe i vertete. Stili i te shkruarit të tij eshte ai i ligjerimit bisedor qe do te thote te perdoresh nje gjuhe te thjeshte, krahinore, larg standartit te gjuhes shqipe, po te kuptueshme dhe terheqese per lexuesin. Me kete stil Petraq Pali ka prekur sukses ne krijimtarine e tij letrare, sepse ka bere per vete nje numer te konsiderueshem lexuesish te cilet e duan ate si shkrimtar, e kane kuptuar mire ate qe ka shkruar autori.

Nga te gjitha gjinite letrare qe Petraq Pali shkruan me per zemer ka tregimin.

Tregimi, si nje formë e shkurter epike e krijimtarise letrare, me theksin ne fjalet e pakta dhe ne idete e ngjeshura e rremben lexuesin me stilin rrefimtar qe autori ngerthen ne permbajtjen e tij. Dihet qe rrefenja apo tregimi i kushtohet pasqyrimit te nje realiteti konkret, shjellon nje ngjarje te veçuar ne jeten e nje njeriut dhe vertitet rreth nje episodi te caktuar. Pikerisht këtu ai dallon nga tregimi i gjatë ose nga novela, si një formë më e shfaqur e krijimtarisëdhe ku zakonisht përshkruhen disa episode. Por nje gjë e tillë nuk ka të bëjë as me sasinë e faqeve e as me sasinë e ngjarjeve. Perkundrazi , këtu kemi të bejmë me pikësynimin e autorit për t’ishtjelluar ngjarjet me fjalë të kursyera në maksimun.

Në numrin e madh të botimeve dhe titujve gjate gjithe kohes Petraq Pali , nuk ben tregti me librin po e dhuron ate me dashamiresi. Eshte puna me e bukur dhe me fisnike, sepse i jep shoqerise e sidomos brezit te ri, mundesi per dije e kulture.

Një fjalë e urtë thotë:” Mes dy vetëve, pasuria duke u ndarë përgjysmohet. Dituria duke e këmbyer dyfishohet”.

Ndaj e vleresojme Petraq Palin edhe per shpirtin idealist qe ka!

==========================

Ju vlerësoj për përshkrimin që keni bërë.Unë në 3 korrik 2023 u takova pas 60 vjetësh me Petraqin.U kënaqa gazmor i siqertë dhe realist.Më dhuroi 6 libra.Po i lexoj me dëshirë.Pasqyrohet Petraqi fëmijë , i ri dhe irritur.Realiteti i vërtetë dhe Petraqi i vërtetë.Është kënaqësi që u takova pas60 vjetësh dhe e kam shok mik.

Suzana Misja

Tirane.