Rimbillni dashurinë-Ildije Xhemali


(Neveri gjygjesh)

Në ç’humnerë vrapin marrë

Kokëbosh, o shqiptarë!

Bija nënës: “Qelbësirë!”

Djali babës:”S’jam yt bir!”

Sytë, të errur nga lakmia

Vdes llogjika e dashuria.

Mendohu ti, bir e bijë.

Nesër gozhda, brinj’ më brinjë!

Nënë e babë pa kapital

Nga thërrmija të bën mal.

Djersë e gjak të dhuruan

Hequr gojës, s’u penduan.

Kërko, merr s’ke të ngopur.

Kjo jetë s’ka me të sosur.

Bën pjestar vëlla e motër

Pirë një gji,ngrën’ në një sofër.

Gjeni mend sa s’është vonë

Të gjen ty, çfarë tjetrin rëndon.

Krimbur n’pare, s’është lumturi!

Po zemërbardhësia, harmoni!

E botuar në përmbledhjen e fundit!