Gardian i mendimeve-Vjollca Aliu


Gardian i mendimeve

Kur jeta të të endë nëpër dritëhijet e saj

Dhe shpirti ndihet i lodhur, i munduar

Merr forcë vigane, mos u tundo

Ti, gardian i mendimeve në detin e trazuar.

Nëpër ecejaket plot mundime që kalove

U thërmove, u bëre copë-copë

Por kujto se hekuri kalitet nga zjarri

Dhe, kështu, jeta ty të bëri më të fortë.

Se kalaja ndërtohet me gurë

Dhe deti trazohet nga dallgët e tij

Në fund të tunelit del dritë

Për ty që meritove veç lumturi.