Më lindi dhe një fëmijë!
E bëra padashje një fëmijë
Tek lozja me dashurinë
Tek luaja,të pashë,më pe
E ndjeva tek lëvizte ngadalë
S’e dija për vajzë a për djalë
Rritej si lulja,rritej çdo ditë
Kur pashë një ditë ,të çelte syt.
Lindi ,lindi vajza ime sorkadhe
Në bahçen e shpirtit,lëviza sa gardhe
Donte hapsirë vajza të rritej
Në litarë qielli,filloi të ngjitej.
Filloi të numëroj yjet me radhë
Arushën e madhe priste me ardhë
Hëna gjinjtë kish mbushur plot
I futej vajza,nuk dilte dot.
Në rrugën e qumështit donte të futej
Një orbit rreth saj ,sa shumë I lutej
Galaksi e madhe,sa shumë mister
Dritaret mbyllur,s’duket as derë .
Vajza mes yjesh u dashurua
Sa nektar yjesh më jepte mua
Perla me dritë,thurte rreth gushës
“Perla e Vargut,”si diell mes fushës.
Kjo ishte bija,lindi shqiponj
Nuk lejon fjalën,ti vritet shkronjê
E prek me shpirt,detin me dallgë
Magjia e saj ,ilaç për plagë.
Dilni e shihni këtë sorkadhe
Natyrë’s se njeriut,si la livadhe
Belin e hollë,shtatin selvi
Rritur pas hënës,mban drit në gji.