Tek numëroja yjet
Tek numëroja yjet
Në çast para syve mua m’u shfaq Nëna
Me thinjat e bardha
shaminë përmbi vetull
drejtë meje po vinte
me buzë duke qeshur.
Sa shume u lumturova
E renda si një flutur
Në krahë e përqafova
e nduka me të puthur.
Ja mblodha aromën
e Futa në gji
e mora me vete
largë në Itali.
Tek numëroja yjet
më pa shtrëmbër hëna
sa shumë u trishtova mu largua Nëna.