Midis dy kohëve !..
Buzëqeshja ? Jo ! S’ka bërë vendë në oazin tim
Ngërthyer ka ngelur midi dy kohëve, si
heroglife ,
Njëra e veshur deri në ‘vdekje’ me velin e zi ..
Tjetra hungërin dhunshëm, mbi epitafe mistike !..
Midis dy kohëve mbetur mugëtirave të moteve gri ,
Në njërën djaj të kuqë që vërtiteshin reth sajë si hije,
Në tjetrën vemje hibritizuar me demonin e zi ..
Që endet mbi buzëqeshjet tona ,si sifiliz hipokrizie !..
Buzëqeshja ka mbetur tutje erërave që shkuan
Shartuar në djepin e fëmijërisë ,me pafajsinë
E bashkë me të mbetën kohërave që u ‘ tërbuan ‘..
Duke e ‘mbjellë’ farën e së keqes, djepit që rit fëminë !
S’është vetëm buzëqeshja ime, mbetur e harruar..
Kohëve, kur sytë e goja mbuloheshin me ‘ ‘mjergull’ ,
Nën velin e hollë të shpirtrave pisë, e të harbuar ..
Buzëqeshja ishte luksi mbi barkun bosh,
e lotin nën vetull !
Dhe ashtu mbeti ,shtrydhur nga ‘lëngu’ i jetës ,
Edhe pse vrapojmë pas sajë si të verbër
e të marrë,
Mbi heroglifet e asaj kohe të shkuar, të pavërtetës ,
Ngrihet ngadhënjimi i pinjollëve mbi lotin e vrarë !
Të buzëqeshësh me ëndrrat e tua është ëndërr..
Që vraponë mbi konstelacione fjalësh si zhgarravina ,
Të kërkoshë buzëqeshjen në një botë të vëngërt
E gjenë kudo në s’kena idiotësh ,a në postera vitrinash !
Buzëqeshja nuk është pjes e ozait tim të ‘venitur’ ,
As e jotja o njeri i mirë që shkonë udhës i menduar ,
Ajo është kthyer në ‘aureolë’ e injorantëve të ‘ ditur ‘..
Që mbështillen me delirin e kësaj bote të përçudnuar !
@.Tomi Buzi !
Shqipëri