Jeta…Eli Nebi -Plaku


Jeta…

E bukur si lulja, jetë
Kush të pa dhe s’të pëlqeu
Herë e butë dhe herë e sertë
Asnjë kurrizin s’ta ktheu.

Të ndryshme rrugët e tua
Të mira dhe të këqija
Ke një forcë që të tërheqë
Edhe pse bën padrejtësira..!