ANTIBALADE NR.2
“Kostandin të ardhtë gjëma…” (populli)
Mos mblidh eshtrat me mundim,
Nëna të ka dhënë mallkim,
Lëre dheun të zërë bar.
Lëre gurin sipër kresë,
Eshtë e kotë ta bësh kalë,
Doruntina s’di të presë,
Për të hapur janë fjalë.
Dhe nën dhé të mundon besa,
Ndaj e shkund e shkallmon varrin…
Pas teje veç ngatëresa,
Besës i kanë vënë zjarrin.
10.11.2016