Atdheu im-Ilmi Cani


Atdheu im është dheu që e kam rrahur me kokën

Ende të butë.

Atdheu im është aty ku më hodhi ajo skutë.

Më hodhi, jo në vend të butë.

Atdheu më është vëndi ku mu përplas koka.

Formën m’ ia dha nëna, pastaj toka.

Atdheu im është; ku u zdrogita këmbësh i përgjakur.

Aty ku do rend e të zdrogem dhe i plakur.

Fëmijë i plakur

Djalë mollëza përgjakur.

Atdheu im është aty ku nis fisnia ime

Është guri ku lash lëkurën time.

Atdheu im nis aty ku dola n’ udhë të madhe.

Është shpia ime.

Është sofra ime;

Me emrin Zalldardhë.

Flamuri im; është gjaku im;

I lënë në gurë.

Është kënga e lumenjve të gjakut tim

Që nuk shuhet kurrë.

Atdheu im është klithma e gjakut tim

Është fjala ime që shekujsh nuk u shqim.

Atdhe , kam vëndin ku unë jam.

Por të shtrenjtë ku linda , atdhe e kam.

Kam atje shumë varre

E s’di sa kam.

Kam atje ashtin e të par’ve

Varrin tim se kam.

Ai vënd i bekuar qe bekimi im.

Qe bekim e mos mu bëftë mallkim!

Mos mu bëftë mallkim

Që e lashë jetim

Lash jetim gjakun e ashtin tim.

– fragment-