Brengë-Hiqmet Mehmetaj


BRENGË

Me sytë e mi shoh botën pērmbysur,

Shoh jetën të shkatërruar, të vrarë,

Shoh fatin mjeran, gur të rrokullisur

Dhe sahanlëpirësin pusht- pushtetar.

Shoh zemrën e brishtë ,keqas zhgënjyer,

Të virgjërën përdhunisht zhvirgjëruar,

Shoh të vërtetën nga gënjeshtra thyer

Edhe të ndershmen çnjerëzisht çnderuar !

Shoh Lirinë me zinxhirë të lidhur

Dhe artin që heq shpirt, i nëpērkëmbur !

Binjaken varfëri me mua lindur,

Trurin tim të mpirë , përdhe të shembur !

Në pellgun e brengës dergjem i mekur,

Një fije shprese a kam për ta gjetur ?!

H. Mehmetaj ( Nga vëllimi poetik ” As dielli s’më përshëndet “)