ÇDO GJË KISH HIJEN TËNDE
E pashë qytetin e lashtë
Në sytë plot dritë,
Në pasqyrime të kthjellëta,
Ujrash qē lëviznin botë,
Mureve të gurta
Që fshihnin histori,
Me ngjarje dhe data plot
Në përshkallëzime ndjenjash
Që silleshin rrokopujë,
Shpirtrave tek i ngisnin,
Tek kërcenin duke u hedhur
Hagaretshëm
Vallen e një universi,
Dallgësh dashnie që përkundej
Në çdo ngjyrë
Në porta të mëdha
Me kangjella të rënda,
Që hapnin e mbyllnin qiej të tërë
Me kështjella të larta përfund
Çdo gjë
Kish hijen tënde,
Se ,në cdo hap që hidhja,
Të shihja gjithkund.