Dallëndyshe ku po vete-Gina Kapaj Xhaferaj


Dallëndyshe moj ku vete

As më merr mua me vete

Çomë në pyje çomë në dete

Bëmë pëllumb në fluturime

Të çaj qiellin me gjithë retë

kur fryn era me nxitim

mjegullat ti mbledh me dorë.

Të dalë qielli i pastër në agim

.

Bëmë moj si zgalem deti

Nëpër dete oqeane

Të gëzojnë malet e larte

Bëmë çezmë me ujë kristal

Kroi të bëhet gurrë e ujë vare

Të mblidhen e gjithë rinia

Të pinë nga uji i shenjë

Atje fillon dashuria

Bëmë flutur që ndal mbi supe

Sillmë lajmet që nga larg

O Fluturo, o erë në dete

Mos u lodhë në udhë të gjatë.

Merrma porosinë time

çoje në lisat e lartë

Po nuk munde të vesh vete

do bëhem unë valë e dallgë

Do mbush një shportë me urime

Ky urim të ketë shumë mallë

Nga ky mall çelin zambakët.

Shko në viset shtegtarë

Në u lodhe ndalu prapë

Porosinë ta çosh në prag.