E pashë të udhës të shkruaj ca rradhë,
Për ata që s’i shohim e na sjellin vërdallë,
Ata me ne jetojnë e qëndrojnë çdo ditë,
Zarare na bëjnë ,fare skanë frikë.
Për ty o i pabesë do them dy fjalë,
Pse je tinzar dhe nuk del përballë?!!
Ti të vret natën dhe të qan ditën ,
“Zanati”yt, pas shpine t’ë futësh thikën.
Edhe ty o hipokrit s’po të lë mënjanë,
Fytyrën tënde të vërtetë kurrë s’e ke treguarë,
Nuk merresh vesh kur qesh,qan dhe gëzon,
Pa shtyllë kurrizore,si mbahesh e qëndron?!!
Po ti o gënjeshtar, a e di sa i keq je ?!
Gënjeshtrat në majë të gjuhës i ke,
Nuk di të skuqesh,as të zverdhesh,
Mashtrimet e tua normale të duken.
O dembel,dembel Stambolli,
Për ty puna është gjë koti,
Fjala punë të shqetëson shumë,
Paratë ke qejf t’i derdhësh lumë.
O mëndjemadh,egoist dhe fodull,
Me të gjithë hiqesh si më i zgjut,
Nuk pret rradhën kur flet e vepron,
Veten tënde aspak se kontrollon,
O frikacak për nga frika , një lepuri i ngjan,
Je shumë i trembur, je burracak,
Me ty nuk zgjidh dot asnjë punë,
Nga frika që ke , të le në rrugë.
O tradhëtar ! Mendimet e tua janë të frikshme,
Veprimet e tua, janë shumë të rrezikshme,
Tradhëtar e ke emrin,s’ke si quhesh ndryshe,
Për gjithçka që bën,ngre përherë dyshime.
Moral i bën të tjerëve, moral për vete s’ke ,
Cipa të ka plasur, i pafytyrë fare je,
Nga ty asnjë nuk gjen dot derman,
Ti s’je gjë tjetër një i damkosur imoral.
Kënaqesh e zgërdhihesh ti zotrote,
Me intrigat e tua,i ve”zjarrin” një bote,
Nuk le gjë pa thënë e pa bërë ,
Emrin intrigant e meriton të tërë.
Për këto që shkrojta këtë rradhë,
“Armiq” të padukshëm emrin e kanë,
Shoqërinë tonë,peng po e mbajnë,
Si fara e sinapit,janë përhapur shumë ,
Lufta ndaj tyre, kërkon më shumë punë.
