Dashuri pa fat-Nadi Arifi


DASHURI PA FAT

Kaluan ca vite

që isha në vetmi

dhembjet e mia

nuk i kishte njeri.

I vetmuar isha

në stilin tim të jetës

i realt në jetë

sikur asnjë tjetër.

Koha erdhi

vashëzën e takova

dashurinë e vërtetë

asaj ia tregova.

Me fjalë të ëmbla

deshi t`më largoj

por jo dhe krejtësisht

t`më refuzoj.

Ishte e bukur e pashme

dhe me bel të hollë

kraharorin të zhvilluar

e trupin si bollë.

flokët të përdredhura

të lëshuara mbi shpinë

bëre fat për mua

e lutja Perëndinë.

Shumë dhimbje të forta

kaherë më shtrëngonin

shikimet e saj të mprehta

shpirtin ma coptonin.