Atdhe..!Ardian Muça


Atdhe..!

Të paktën sot mos na harro Atdhe!

Sot jemi më pranë teje,s’i krijesa jote.

Kurrë mos i harro t’ë rënët,dje e pardje..!

Pa të cilët,s’do ishim gjallë kësaj bote!..

Rifreskoje memorien e mos na anashkalo.

Të paktën kujtoji sot,n’ë ditën e baballarëve.

Kërko ndjesë dhe websitet e tua rishiko.

Se gati janë algoritmet e tradhëtarëve..!

Kësaj dite m’u kujtua babi dhe Atdheu..!

Njëri na ka sjellē,tjetri na ka përzënë.

Po amanetin e tyre,kurrë s’e tret dheu..!

Sot jemi jetimë,po kemi thirrë bab’ e nënë!