Dedikim për mikun tonë të mrekullueshëm Albert Zholi…!!!-Nga Piro Millona Minella


DEDIKIM PËR MIKUN TONË TË MREKULLUESHËM ALBERT ZHOLI…!!!

PO SOT SA INTERVISTA KA ARRITUR??…!!!

…”Je njeriu i mbi 4000 intervistave, si te duket vetja tani ne intervisten tende, qe po me jep mua…”!!!

…..Kam patur deshire shume here, jam terhequr perseri shume here, por me ne fund vendosa, qe te provoje te mund ne intervisten time me personalitetin e mbi 4000 intervistave, ate “bleten punetore, ne kosheren e Letrave Shqipe, Albert Zholi.

U takuam ne Teatrin “Petro Marko” Vlore ne inagurimin e librit te tij “Anita Bitri, nje meteor ne qiellin e kenges shqiptare”.

Pasi beme foton e castit u ulem me Albert Zholin dhe i mora nje mendim per kete liber:

“Ky liber eshte studim i gjere e i hollesishem shkencor, studim onografik qe trajton dy disiplina te shkencave humane: muziken me nenndarjet e saj, si ceshtje: teme e vecante, te ciles i eshte perkushtuar kantautores Anita Bitri qe e trajtoj ne menyre te hollesishme, duke marre karakterin e nje monografie qe perben nje monografi te mirefillte, me shume se kronike letrare ne klasifikim. Ky libër ka nivel me te larte ne fushen shkencore te diturise e dijes sic eshte biografia e personave te shquar shqiptare, realizuar per figuren e njohur te kultures se re artistike Anita Bitri sipas standardeve”

Ketu e nderpreva Albert Zholin.

-Me lejo te tregoj se kush eshte Albert Zholi per ne lexuesit e zakonshem te Letrave Shqip.

Albert Zholi, shkrimtar-publicist, lindur me 16 dhjetor 1960. Je autor i 22 librave.

Nje merite te vecante ke ne zhvillimin e mbi 4000 intervistave me personalitete te artit, shkences, kultures, politikes.

Ke qene bashkepuntor me 16 gazeta brenda dhe jashte Memedheut.

Firma jote mban redaktimin e 302 libra artistik, publicistik, tregime dhe me poezi,..

Si publicist, shkrimtar, kritik letrar, je njeri nder krijuesit me aktive dhe me i gjithanshem ne krijimtarine tuaj te pasur e shume te begatshme.

Ke nje rol ne pasurimin e publicistikes shqiptare, ne radhe te pare per temat e shumta dhe te ndryshme qe ke trajtuar dhe trajton me nje nivel te shkelqyer letrar e artistik, me gjuhe te pasur dhe shume komunikuese me lexuesin, hulumtues i talenteve, intervistues nder me te palodhurit, aq sa une e kisha veshtire te te kapja ne nje hapsire kohore te lire, prezantues i temave te shumta dhe te ndryshme te jetes kulturore, pergjithesisht je krijues teper aktiv dhe shumedimensional.

Qeshi, Berti:

-Bukur Pirro, paske marre goxha informacion per mua, nuk ma priste mendja.

-Me ty duhet patur kujdes se ma qendis ti pastaj intervisten per mua. Mund te me flisni per botimet tuaja kryesore nder vite.

-Sigurisht botimet jane te shumta, por kane specifiken e tyre dhe i mbaj mend. Nuk merzitesh ti rendis

“Ikja e madhe”(Publicistike), “Vite emigracioni”-tregime, “Endrrat e mergimit”-publicistike, “Kush e “vrau” Ameriken”-publicistike. “Vajza misterioze”-tregime,, “Yjet ne Folk Univers”-publicistiko letrar, “Iraku midis Babilonise dhe qyteterimit” – (publicistike), “Hiret e nje bjondine”-tregime, “I fundit i komunizmit utopik”-publicistike,

“Me zemer prane Shqiperise”- publicistike, “Luftar Paja, aktor i madh komik” (monografi), “Sekretet e ish gazetareve te RTSH”vell I, “Kush e vrau dashurine”-roman, “Sekretet e ish gazetareve te RTSH”-vell II, “Kico Mustaqi Ministri i Mbrojtjes midis dy sistemeve”-monografi, “Mesazhe dashurie” (publicitiko-letrar), “Nje dite per dashurine” (publicistiko-letrar), “Puthje dashurie”(publicistiko-letrar), “Hase Manaj, ne udhet e jetes” (monografi) “Kujtim Gjonaj dhe magjia e filmit” (monografi), “Reshat Arbana “Artist i Popullit””-monografi dhe librei qe ty ta dhurova une sot “Anita Bitri ze qiellor-(monografi).

-Para se te vija ketu Albert kam hyre ne internet dhe kam gjetur shume qe kane folur per veprimtarine tuaj te gjithansheme shume dimesionale, po citoj disa prej tyre qe une i mora me shume ne konsiderate:

“Albert Zholi edhe kur ben analiza edhe kur zhvillon intrevista, i ben ne menyre poetike”. ”Xhevahir Spahiu”’

“Albert Zholi shkruan me nje pene te embel dhe te qete, sikur valezon. Ai hyn ne shpirtin e personazhit dhe e zberthen ate, duke na e prure prane te gjalle dhe te fresket”.”’Dritëro Agolli”’

“Krijimtaria juaj te ngerthen. Lexova nje ngjarje prekese nga jeta e emigranteve shqiptare ne Greqi i cili shquhet si per realizem, si per humanizem te ndersjellte. Suksese ne rrugen e bukur e te veshtire te tregimit te shkurter”.”’Naum Prifti”’

-Por Berti do te vecoj nje pershendetje te vecante te poetit Agim Shehu: “I lexova menjehere me kureshtje kolegu skicat dhe tregimet e tua, dhe perjetova kenaqesi te papritur. Nuk e teperoj se s’me shkon ne kete moshe -duhet të jesh krenar per prozen tende! Njeheresh me kujtuan skicat e Migjenit – parahyrje per tregimet e fuqishme dhe aq te hijeshme te tij…..Meriton fjale te mira po ashtu per gjuhen e kursyer, disi fisnike ne zgjedhjen dhe mbi te gjitha, tregimet-skica kane ne shume prej tyre nje frymë fisnike Shqiperie, shqetesim fisnik te nje biri te saj me pene te holle ne dore… Pergezimet me te mira-”’-Agim Shehu-”’

Pas kesaj ligjerate heshtem te dy. Rufitem kafen qe na shijoi aq shume te dyve.

-Te pelqeu intervista ime – miku im Albert Zholi, interviste e nje financieri, por besoj edhe anon pak si romantik, duke marre parasysh se kam para ju qe keni marre aq shume intervista mbi 4000 te te gjitha fushave dhe kalibrave njerezore.

-Si hera e pare jam i kenaqur, miku im, nuk them me shume sot. Mbase ne nje te ardhme kemi mundesi te kemi bashkepunime bashke.

….U ndame me mikun Albert Zholi per tu takuar cdo kohe ne rrjetet sociale ku jemi miq te mire dhe komunikojme shpesh gjate dites……..

Tirane, me 02 Gusht 2020.

(Ripostim )

Piro Millona Minella

Tiranë, më 09 Gusht 2023