Brixhilda Dede
Mbretëresha e dashurive!!
Afsh pranveror, sytë e tu të dlirë.
Tempull ku falem !
Mirësi, paqe, dëshirë.
Të dua më shumë se vetë dashuria.
Të dua sa për gjithë dashuritë mbi dhe.
Zgjim i një dite të zjarrtë.
Lëkurë qumshti e një hënë të re.
Dashuruar ish’ Zoti kur të krijoi.
Frymës tënde aromë universesh i dha.
Ajër të freskët nga fryma jote,
dërgo të dehem .
Të harroj veten!!