“Në petkun e dashurisë” -Arsinoi Zengo


Arsinoi Zengo

“Në petkun e dashurisë”

Netët e vona ishin të zjarrta

Një burrë dhe një grua të etur shtrënguar

Në dritare trëndafilin përkëdhelja

Flokët prekeshin me gishtat dashuronin!

Pastaj njëri gji zbuluar ripin trazuar

Mbi shpatullën qëndroje zjarrin kërkoje

Puthje, shkëndija meteorësh shpërthenin

Parajsë mes ëngjëjsh prekja qiellin!

Ishte natë e zjarrtë ne dashuronim

Në xhamat avuj duart pikturonim

Nata u bë ditë rufe Zeusjane

Zërat dëshmitarë në netët e ardhshme!

I dashuruar pas yjeve

I dashuruar pas teje

Ngela mes dashurive unë

Dashuri deri në vdekje!