Dhe do të rendësh ende mbi shpresën tënde-Tomi Buzi


Dhe do të rendësh ende mbi shpresën tënde !

..Dhe do të rendësh përjetsishtë mbi degë të njoma,

Mbi bistakët e pemëve që mbolle gjith jetën tënde,

Si dishepull predikove mirësinë endur mbi shkronja,

Si dor e Zotit preke plag të thella zemre !

Do të jesh krahë shqiponje në kreshta të thepisura malesh ..

Duke baritur muzën, fantazinë përtej ç’do imagjinate,

Do jesh aty në barin e fushave, ku uji lodron oazesh,

Duke flladitur shpirtrat e miqëve me aromën e penës tate !

Mes zemrash të bardha, do jesh si këngët Mujit,

Atje ku pena jote do të jetë më e rëndë se ç’do shkëmb e gurë,

Do të gurgulloshë zabeleve duke kërkuar pikën e ujit ..

Për buzën e çdo Shqiptari, që thahet për lirinë e të shënjtit flamurë !

Do të jeshë në vallen e burrave me fustanellën famëmadhe

Andej nga kreshikët do të vallzosh me lahutën e malsisë,

Mbi Gramoz ,

do të jeshë legjendë e sofrës Çame ..

Qiellit,

ëngjëll i përjetshëm, i pavdeksisë !

Rugëve ku shkel këmba jote,

do të mbijnë vargje e këngë Shqiptarie,

Do të ngrihen si feniksi

vajzat Suliote ..

Duke të qëndisur mbi gjurmë

shami dhëndërie !

Do të jesh kudo në tokën e të parëve,

Do udhëtosh me penë tutje Dardanis,

Do të ngrihesh si Olimp mbi tufën e ‘zagarëve’..

Duke shkëlqyer si yll i artë i përjetësis !

Do të derdhin mbi ty psherëtima të heshtura djallëzie ..

Si mjaullima macesh me klithma tmerri e frike,

Do të rendin si djajë sy -zgurdulluar prej xhelozie ..

Për të aritur penën e tënde, me bekim perëndie !

Do të udhëtosh në vargje miqsh të odës tënde ..

Udhëve të baltosura të vendit tënd të tradhëtuar,

Do të hyshë pa trokitur në tik-take-t e ç’do zemre ..

Si korifej i kësaj toke të lashtë, me shpirt të madhëruar !

Përqafim vëllazërorë për ty mik i parë dhe i shtrenjtë i odës time shpirtërore dhe poetike, Vullnet Mato !

Me respekt të lartë !

@ Tomi Buzi.