DHIMBJA E VATRËS-Haziz Hysa


DHIMBJA E VATRËS

Vatra ka dhimbje …..

Me ditë muaj dhe vite

Migrimi i familjeve në mërgatë

Shkaktoi dhembje si një shtërngatë

Vatra po qanë për fëmijët e sajë

Rinia po shartohët në diasporë

Në Vendlindje sikur bërtasin edhe varret

Përbuzjen familjare kurrë se kishim adet

Lanë shtëpinë thatë me arat djerrinë

Butakët po e rjepin gjithë mallin tonë

Kurbetit “hajrin” ia pamë pas shumë viteve

Me parat e saj e rriti migrimin përtej deteve

Brezi i ri do të na gjykojë për ardhmërinë

Të ngulitur në kokë kishim ashtu lakminë

Do të shkrepet kjo dashuria me nostalgjinë

A thua borgj e patëm të e shijojmë vetminë

Tokat tona me butak e pakurrizor

E trishtë të kesh aqë pak malësor

U rritën dhe u bënë me shkollë

Për një vend pune shkuan në diasporë.

Kaçanik.18.11.2024.Haziz Hysa

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur