Dhjetor
Dhjetor, me re vizatuar qielli e me vjeshtë shumë brenda natyra.
Zverdhojnë e bien gjethet, copëza mendimesh marrin me vete e yjeve, gjegjëse shpirti u gjejnë netëve qiejve të ëndrrave.
Stacioni i fundit i vitit mbushur me stinë dashurish, trishtim dëshirash që humbasin muajve dhe diell shpirti që lulnajë emocionesh çel në çdo stinë…
Është dhjetor , fluturimthi koha vizatoi ditët e këtij viti e yjësitë kostelacionet shkruan me fatet tona.
Dhjetor…, retë filluan të flasin dimërueshëm, po dita me ngjyra vjeshte u vesh sërish…
Çuditërisht,edhe stinët trazuar janë si stinët e mendimeve e stinët e dashurive…
Është dhjetor…