Dikur-Vilson Mersinllari


————

Dikur ulur,rrethuar pranë oxhakut

me dru lisi në oxhak,zjarri kërciste

pranë një sofre druri të rrumbullakët

muhabeti dhe kënga,jehonte,buçiste.

Ashtu ulur mbi qilim lecke,poste a rrogoz

ulur pranë sofrës shtruar bënim muhabet

shikonim njëri tjetrin,kur fliste në sy

sa shumë në atë kohë,muhabeti kishte lezet!

Dhe shishja e mbushur me raki kumbulle

vezë të zjera,djathë,speca,domate turshi

shkonte muhabeti deri në orët shumë të vona

jehonte kënga dhe vallja,ishte një mrekulli.

Ikën ato kohë,më ato nuk kthehen,nuk vinë

dashurinë,dhëmbshurinë ne po e humbasim

cmira dhe urretja ne na ka”mbërthyer”

njëri,tjetrin në këtë kohë,ne po e vrasim.