Dr Rugova e adhuronte Eseninin
1.
Ishte një ese për poetin e madh: Esenin, djalin ryajzian .Dhe mes fjalëve të studiueses se 30 vjet të shkurtër, por të ndritshëm, gjatë të cilave poeti arriti aq shumë, sekreti i vdekjes tragjike, linja të paharruara ,që lavdëronin bukurinë e atdheut, bukurinë e gruas që ai na la – e gjithë kjo na tërheq.Marrin vesh se një ndër kurorat e arta të letrave shqipe.Dr Rugova ishte adhurues i Eseninit ,poetit të trishtimit të lehtë,poet për të cilin nuk funksiononte asnjë klishe.Këtë pohim me interes nga jeta e Dr Rugovës e përcjellë studiuesi,pedagogu,gazetari Ibrahim Kadriu -bashkohës në studimet universitare me Dr Rugovën.
2.
Mesazhi i Ibrahim Kadriut.
Përshëndetje Gëzim. Timo Merkuri më lajmëroi për shkrimin e tij mbi poezinë time “Vetë i dyzti” të publikuar te “Gazeta Destinacion”. Faleminderit Gëzim. Duke “shfletuar” në fb. e gjeta shkrimin tënd për Yeseninin. Një shkrim i kompletuar nga shumë aspekte të jetës së poetit tragjik.
… Të tregoj se, miku im i studimeve dhe i viteve të mëvonshme Ibrahim Rugova e kishte në qejf, vazhdimisht (në kohën e studimeve) fliste për te, madje edhe patë bërë një shkrim…
Kah mesi i viteve të tetëdhjeta isha në Moskë, e pata vizituar varrin e tij mbi të cilin kishte lule të freskëta. Përcjellësi im më thoshte se që nga data e varrimit dhe tutje, duke vazhduar edhe sot, mbi varin e poetit vendosin lule të freskëta…
3.
Dr Rugova në mes viteve 80(1984) sipas biografëve të tij mori titullin :Dr për letërsi në Universitetin e Prishtinës.Dr Rugova erdhi në jetë në të fundit muaj të vitit 44.Dt 2 dhjetor.Katundi:Cërrcë , Istog.U shkollua në Pejë viti 67 dhe u diplomua në Universitetin e Prishtinës ,Dega Albanologji, fakulteti, Filozofi viti 71. Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.
Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.Autor i dhjetë librave (shih më poshtë), Dr. Ibrahim Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe në revistën shkencore “Dituria” (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike”, që e nxirrte ky Institut.Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë.Në dimrin e vitit 2006 në 21 janar, u shua zemra e Presidentit të Parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
…
Një veprimtari e madhe e Dr Rugovës ,por do citojmë veç dy referime:Ibrahim Rugova duket në çdo centimetër imazhi i një intelektuali francez – flokë të gjatë, kashtë, shall mëndafshi dhe cigare. Ai është lloji i personit, që prisni ta gjeni në një librari Carlton, larg nga rryma kryesore.-shkruan K.Murraj në viti 2000.
…
Rugova është modeli i rrallë shqiptar i studiuesit të formuar në shkollën e Parisit, si ithtar i Xhenetit dhe Bartit, i kontekstualizuar me bashkëkohësinë evropiane si zë modern i shkollës së Parisit, por, para se të mbërrinte këtu, ishte vazhdues i Rilindjes Kombëtare. si rezistencë kulturore dhe politike, e cila, e shtrënguar nga rrethanat historike, u detyrua të mbetej aktuale në Kosovën që kërkonte liri dhe shtetësi..shkruan në njëjstudim akademik.MA Leonora Bruçaj.
4.
Kush është stduiesi,poeti,pedagogu Ibrahim Kadriu?Ibrahim Kadriu lindi më 8 janar 1945 në Zheger të Gjilanit. Shkollën fillore e ekreu ne vendlindje në vitin 1959 kurse atë të mesmen e mësuesisë në Gjilan me 1964. Studimet universitare i kreu në Prishtine, ai ka një opus të gjerë të krijimtarisë letrare mbi 40 vepra. Pas dy viteve të punës si pedagog, më 1968 ka filluar punën e rregullt të gazetarit në të përditshmen “Rilindja”, gazetar e redaktor i kulturës dhe reporter i lirë. Në “Rilindje” i ka vazhduar puna gjer në dhjetor të vitit 1999 kur (në detyrën e redaktorit) kalon në të përditshmen “Zëri” ku edhe sot punon. Që nga fillimi i viteve të gjashtëdhjeta aktivisht merret me letërsi. Sot ai jeton dhe vepron ne Prishtinë.Gazetar dhe redaktor në gazetën Rilindja dhe tash redakton robrikën e kulturës në të përditshmën Zëri, Prishtinë. Shkrimtarë shqiptarë, anëtar i Pen Qendra e Kosovës (klubit) Prishtinë. Botime të tjera: Dhurata letrare, libër leximi për kl. VII(1987), shumë herë i ribotuar, “555 arsye për të qeshur”, libër me mahi, me pseudonim I. Karadaku (1995), “444 arsye për të qeshur”, libër me mahi, me pseudonim I. Karadaku (1997) .
Autor i përkthyer në gjuhë tjera: Pjesë nga veprimtaria e Ibrahim Kadriut (poezi e fragmente prozash) janë botuar edhe në frëngjisht, gjermanisht, arabisht, rumanisht, turqisht, italisht, anglisht.
· | “Koprena vremena” , serbokroatisht,
· | “Lekovit izvor” roman (1982), botimi serbokroatisht (1987),
· | “Na ramas timp pentru sarbatori” (S’mbet kohë për kremte),vëllim poetik në gjuhën rumune, Bukuresht, 2005.
· | “Dreni dhe Drenusha”, novelë, ilustracion shqip-norvegjisht, 2005;
Çmimet letrare
Për veprimtari letrare ka marrë mirënjohje të ndryshme, si:
· |Çmimin “Shtjefën Gjeçovi,” për poezi,
· |Çmimin e nëntorit (të Prishtinës) për skenarin e serisë televizive (“I ikuri”), 1980 RTP, “Fidani”, realizuar sipas romanit “Pas kthimit”,
· |Çmimin e vendlindjes,
· |Çmimin “Agim Ramadani”,
· |Çmimin vjetor “Ymer Elshani”,
· |Çmimin vjetor të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës
· |Dramatizimet dhe ekranizimi i romanit “Pas kthimit” Radio Tirana e ka realizuar edhe si radiodramatizim të cilin (në disa vazhdime) e ka emituar gjatë viteve të tetëdhjeta.
Veprat
· | “Netët e Karadakut”, poezi (1969);
· | “Qyteti i luleve”, tregime (1970),
· | “Pranvera shikon nga bregu”, vjersha (1972),
· | “Diçka po ndodh”, poezi (1972)
· | “E lumi rridhte”, novelë dhe tregime (1973),
· | “Armendi”, poemë (1974),
· | “Pas kthimit”, roman (1975), ribotoi “Naim Frashëri”,(1985),
· | Hapësirë bot. Rilindja, Prishtinë, 1977
· | “Shpëtimtarët”, novelë dhe tregime (1978),
· | “Kohë e të korrave”, roman (1979),
· | “Troku” , poezi, (1980),
· | “Kroi i ilaçit”, Tregime (1980),
· | Ethet e një dimri bot. Rilindja, Prishtinë, 1983
· | Poezi (Veli i kohës) – (1984),
· | “Zogjtë fluturojnë vetë”, roman (1986),
· | “Fjalori i mbrapsht”, poezi, (1986),
· | “Epoka në figura”, roman (1987),
· | “Nëna“, novela, (1988),
· | Tregime, përzgjedhje lektyre (1988),
· | Pastaj harrohet bot. Rilindja, Prishtinë 1989
· | “Më shumë se lojë”, roman (1990),
· | “Qerrja e dritës”, roman (1990),
· | “Loja e fundit”, roman (1993),
· | “Përrallorja”, novelë dhe tregime (1996),
· | “Vite me plagë”, roman (1998),
· | “Spirale muzgu”, roman (2002),
· | “Shqiptarja e gjithë botës”, roman, ribotim i UEGEN-it, Tiranë, 2003,
· | “Qerrja e dritës”; “Shtëpia e fantazmave”,Ribotim i romaneve, 2004;
· | Qeni me tenxhere“, poemë, 2005,
· | “Çuni i kohës së Lekës”, roman, (2006),
· | “Frymëmarrje në shtjellë”, vëllim poetik (2007),
· | “Kalorësi i Karadakut”, roman, (2007),
· | “Në Vajhall” (dy vëllime), roman (2008),
· | “Dy plus Dy”, dy drama dhe dy novela (2008).