Dritë e hënës
Hënë moj dritëartë
Ia zë vendin agut dritës
Për ty vajza krahët hap
Kur vjen muzgu ti vjen prapë
fsheh sekrete o sa shumë
Dil moj dil në qiell lart
Bukuri që rrjedh si lumë
Yjet-o të kanë zili
Kur nis hapin dhe vrapon
Kudo sjell ti bukuri
Dashuria shumë të do
Hënë moj moj të qofshim falë
Nxirr një fjalë se ta duam
Do të dal me peshkatarë
Për një çift të dashuruar
Hënë e qetë, e bekurar
Që përcjell kaq mirësi
Terrin, jo s’e ke duruar
Kur në mal vjen mugëtirë
Gjithë rinia ëndrra thur
Ty të presin të vish shpejt.
Kur një dritë zhduket në muzg
Nis një këngë si lumi rrjedh.
Gjeorgjina Kapaj Athinë 1/11/2024