DUART PUNËTORE
Me këto duar
pallate kam ndërtuar,
me këto duar
Shumë faqe fletoreje
me duar i shkrova,
disa prej tyre
libra i botova.
Janë shumë të forta
stuhisë i kanë qëndruar
dhe kur ishte nevoja
pushkën kanë shtrënguar.
Po kjo dorë e mirë
edhe dhurata jep
dhe i gëzon
fëmijët në djep.
Me këto duar
lypësit kam ndihmuar,
dhe për çdoherë
ata janë falënderuar.
Ah, kjo dorë
sa shumë ka vlerë,
kur dru për dimër
siguron në verë!
Dikur armiku
duart i maltretoi,
por i zhgënjyer
nga këtu shkoi.
Të lumshin duart
është fjalë e artë,
gjithmonë përdoret
për njerëzit e aftë!