E mbajta te dlirë shpirtin
Ti erdhe drejt meje si një fllad,
dhe shpirtit mi dhe jetë dhe vlagë,
kur ike dhe më le pa më pyetur aspak,
ai, shpirti im i dlirë, u mrrol e u mpak.
Akoma si kisha hapur krahët mirë,
e dashuria ç’është e mësova nga ti,
s’kisha mbushur akoma 16 vjetë,
ikja jote më mëkoi urrejtje, shpagim.
E vërtetë është, se duhet sinqeriteti,
fshehurazi në shtrat mbrëmjeve qava,
por kuptova, asgjë s’bëhet me detyrim,
fshiva lotët dhe shpirtit i dhashë flatra.
E zgjova, që të mos epet e mësova,
e mbajta gjallë horizonteve me dritë,
e bëra lulkuqe livadheve tek mbretëroja,
mantel mbrojtës netëve me suferinë.
Nuk e imponova dhe ai ma shpërbleu,
as nuk më la vetëm në çaste malli,
me të dashurisë kujtime më ushqeu,
lehtësisht rrudhat më largoi nga balli.
Sa e gjatë është dhe e shkurtër kjo jetë,
se që do të vdes një ditë e di fare mirë,
s’qava më, s’fola, e mposhta dhimbjen,
e ruajta të pastër shpirtin dhe të dlirë.
Kur karma ime të tretet udhëve pa kthim,
e shpirti im denjësisht të rijetojë sërish,
në një kurm tjetër, do të jem në amëshim,
por e lumtur që e dhuroj të ëmbël, pa çmim.
Tirane 24 11 2022