Fjalët që heshtin-Ylber Shala


Fjalët që heshtin

Kur nata bie dhe zemra tret,

Fjalët heshtin, shpirtin tret.

Në errësirë një dritë përfton,

Një zë i brendshëm shpirtin zgjon.

Fjalët që dikur rridhnin si lumë,

Tash mbesin brenda, një mall i humë.

Në sy shkëlqejnë kujtime t’arta,

Në zemër digjen ëndrrat e zjarrta.

Ato që s’thuhen janë më të rënda,

Si gurë mbi shpirt, si re të dëndura.

Por heshtja flet më shumë se fjalë,

Një dashuri e heshtur s’ka kufi të ndalë.

Prandaj kur heshtja zemrën prek,

Dëgjo atë çfarë fjala s’thot dot kurrë.

Se në heshtje gjendet një botë e fshehtë,

Ku çdo ndjenjë mbetet përgjithmonë e vërtetë.