Anila Ahmataj
FYTYRË UJK
I mbyll sytë në terr errësire
Dhe i hap porsa zbardh
Përpara më shfaqen egërsira
Por edhe lule në livadh
Aty këtu dëgjoj një klithmë
Pak më vonë një melodi
Shoh të shfaqet një njeri fytyrë ujk
E pak më vonë një ujk njeri
I mbyll sytë sërish të fle
e herë mendoj zgjuar të rri
Më mirë ditë sesa natë
Dritë hapsire në pafundësi…
(Shkëputur nga vëllimi me titull: “Brenda Titullit Jam Unë”)