Grua
Grua,
ti,që emrin e ke Dhimbje,
mishi,që si mbrojtje
ty që tu ndalua
të kishe tuajat bindje.
Grua,
ti krijesë delikate,
sa forcë mban ndër vete,
emrat më të bukur
të takojnë ty,
emra që mbajnë nga brenda
aromë jete.
Grua,
ti ,dhuruesja e mirësive,
vetë ty të zgjodhi Zoti,
të dhurosh jetë,
të mbash dhimbjen
në një pikëz loti.
Grua,
meriton gjithë botën,
po sa pak që merr,
shumë herë shpërblehesh
me dhunë,
jetë dhuron,
po jetën ta kthejnë në ferr.
Grua,
Zoti me të drejta
të solli në jetë,
por sa herë t’i mohuan,
të komanduan,
të detyruan,
ty,që me duart e tua,
rrite,zbukurove jetën vetë.
Grua,
lindur në derë” të huaj”,
një derë “tënden”kërkuan
për ty,
e tepërt,barrë për gjakun tënd,
kur “mbeteshe në derë”
ktheheshe “halë “në sy.