Historia e Prespës-Nga Spasse Thanasi


Pjesa e II-të

HISTORIA

Nga Spasse Thanasi
Zhvillime historike nga koha e Bronxit dhe Neolitit tё vonё…
Sipas pёrshkrimeve tё disa historianёve, ky regjion ёshtё banuar qysh nё periudhёn e Bronzit…Prespa ёshtё njё zonё e pasur historike me tё tilla vende si : ishulli i neolitit ( 7000 vjet p.e.n.) nё afёrsi tё fshatit Tuminec (Bezmisht); vendi nёnujor nё Staro Sello nga koha e bronxit pranё Tuminecit; rruga romake ( shek. 2 p.e.s), qё lidhte fshatin Goricё tё Vogёl me vendin e kodrёs “Nabeli”; muri i Aleksandrit tё madh – maqedonas , i cili gjendet nё kalimin yll; kisha – shpellё e epokёs sё Bizantit dhe Pas-Bizantit (shek. 12, 13, 14, 15, ) etj. Nё Prespё ka lindur dhe shkrimtari i shquar shqiptar me origjinё maqedonase STERJO SPASSE, vepra e tё cilit ёshtё botuar e pёrkthyer nё shumё gjuhё tё botёs dhe mbetet shkrimtari më i shquar i letërsisë shqiptare ndër penat e traditës.
Nё Prespё ka shumё kisha dhe njё manastir nga periudha tё ndryshme historike, por kisha mё te famshme janё ato tё shpellave nga periudha bizantine dhe pas-bizantine, qё ndodhen nё brigjet e Liqenit tё Prespёs…Nё vitin 1930 Eftim Zizo nga fshati Gllomboç duke hapur njё grop gjeti dy skelete njerёzish dhe pranё tyre disa sende bronzi si gota, gjerdanё, vath etj. Gjithashtu nё vitin 1965 Petro Male nga fshati Gllomboç duke hapur njё gropё pёr gёlqere hapi njё varё me skeletin e njё nuseje tё re me gjerdan nё gushё, me vath dhe byrzylik nё dorё…Si kёto gjetje origjinale ka edhe gёrmime tё tjera arkeologjike qё dёshmojnё se Prespa ёshtё njё vendbanim i lashtё, me histori mijёvjecare prej mjegullёs sё kohrave…
Karakteristikё unike ёshtё se tё gjithё fshatrat e Prespёs janё shpёrngulur nga vendbanimi i vjeter nё vend tjetёr dhe nuk dihen arsyet e kёtyre zhvendosjeve apo ringritjeve nga e para. Fshati KALLAMAS ёshtё vendosur 1km larg fshatit tё vjetёr, ku edhe sot duken gёrmadhat dhe muret e rёzuara tё shtёpive tё vjetra. Asnjeri nuk di kur dhe pse ndodhi kjo zhvendosje e fshatit. Nё anё tё fshatit tё vjetёr ndodhet njё gur i shёnuar ku ka njё pllakat me mbishkrimin e datёs 9 Shtator tё vitit 800.Pas kёsaj pllakate te shkruar ndodhet manastiri “Shёn Marena”. Pak mё tutje gjendet njё shpellё e madhe nё tё cilёn janё ndёrtuar tre kisha njera mbi tjetrёn nё hapёsirёn e shpellёs. Por nё vitin 1967, kur regjimi komunist shembi kishat dhe xhamitё, dikush nga komunistёt e fshatit e theu kёtё pllakatё dhe fshiu datёn e shkruar nё tё.
Fshati GLLOMBOC ishte mё parё nё vendin ku sot ёshtё kisha mё e vjetёr e tij. Kёtё e tregon dhe vetё vendndodhja e kishёs e cila ndёrtohej gjithmonё mbi fshat. Nuk ka “gjurmё” nga fshati i vjetёr, pasi atёhere shtёpitё ishin tё thurura me shkopinj bredhi e foje…Mendohet se fshati Gllomboç , duke qёnё buzё liqenit, ёshtё shpёrngulur pasi kanё vёrshuar ujёrat e liqenit dhe kanё pёrmbytur shtёpitё e thurura me porteka…Ky ёshtё i vetmi version shpjegues dhe bindёs nga tё parёt.
Fshati DIELLAS me siguri dihet dhe shikohet edhe sot se dikur ka qёnё nё vendin e vjetёr qё quhet “Lёndina e Shulinit”( Shulinska ledina). Gjithashtu kisha dhe varrezat janё njё dёshmi tjetёr e ekzistencёs sё fshatit tё vjetёr nё ketё vend. Edhe ky fshat ёshtё shpёrngulur,pasi ka qёnё buzё rrugёs nacionale dhe ёshtё sulmuar shpeshёherё nga ushtri tё huaja qё i kanё sjell invazione banorёve. Prandaj dhe banorёt e kёtij fshati u shpёrngulёn mbi kodёr, qё ishte plot me drurё dushku dhe larg rrugёs. Vetёm kёshtu banorёt gjetёn “qetёsi” dhe shpёtim nga armёt dhe ushtritё e huaja…Vetё pozicioni i fshatit, futur thellё mbi kodёr, nёpёr pllaja tё sheshta e shpate shkёmbore, e tregon qartё instiktin e mbrojtjes dhe tё fshehjes nga rreziku i bёmave tё kёqia…

Fshati PUSTEC, dikur ishte nё vendin e quajtur “ fshati i vjetёr”(staro sello). Ai ёshtё tani 2 Km larg vendit tё mёparshёm , nё anёn veriperёndimore tё tij. Pёr fshatin Pustec( Liqenas) tregohet se nё kohёt e vjetra ёshtё djegur totalisht dhe janё vrarё e zhdukur banorёt. Vendi mbeti i zymtё, i shkretё,nga ku morri emrin dhe fshati PUSTEC (vend i shkretë, pusto). Pas njё kohe, njё nga banorёt e mbijetuar u kthye nё ketё fshat dhe filloi jetesёn e re nё vend tjetёr. Gjithashtu erdhёn ketu edhe disa banorё nga fshati Diellas. Nuk dihet si quhej fshati, por nga fshati i vjetёr ka mbetur sot vetёm kisha buzё bregut tё liqenit…

Një kujtim në Prespë
Fshati ZAROSHKE gjithashtu ёshtё shpёrngulur nga vendi i vjetёr. Nё kohёt e hershme fshati ndodhej nё vendin e quajtur “Rrallnik” buzё liqenit, rrёzё malit tё Osojёs…Ketё e tregon dhe kisha qё ndodhet ende nё ketё vend si edhe mulliri me ujё aty afёr. Nё kёtё fshat rreth viteve 1018 ka jetuar njё kolonel lufte i quajtur IVAN dhe nё bazё tё kёtij emri mali qё ёshtё aty pёrball e mori emrin e tij , “mali Ivan ” . Shkaqet e shpёrnguljes sё fshatit nga vendi i vjetёr nuk dihen ende sot. Thuhet se ai ёshtё zhvendosur nga vёrshimi i madh i ujёrave tё liqenit mbi shtёpitё e banorёve, qё mё sё shumti ishin tё thurura me porteka dhe baltё.
Po ashtu zhvendosje nga vendi i mёparshёm kanё edhe fshatrat Lajthizё,Goricё e Vogёl,Cerje etj dhe befasojnё sot me vendndodhjen e re plot pamje e bukuri. Gojёdhёnat e shumta i veshin me “mister”, por edhe e plotёsojnё domethёnien e toponimeve qё mbajnё.

HISTORIA E ZHVILLIMIT TË PRESPËS GJATË NJË SHEKULLI .

( Sintezë kronologjike )
Periudha historike! Zhvillimet kryesore dhe ngjarjet historike të Zones.

1895 – 1910

1. Prespa ishte nën sundimin jugosllav ( sërb) dhe provoi
invazionin otoman turk gjatë disa shekujve…

1912 – 1914

Filloi Lufta I Botërore dhe u largua nga Ballkani
ushtria osmane, pas një sundimi të gjatë. Prespa
përfshihet në lëvizjet patriotike kombëtare.

1917 – 1918

Pas Luftës I Botërore Zona e Prespes me 9 fshatrat
e saj kalon nën sundimin e qeverisë Greke.

1924 – 1925

Përfundoi përcaktimi i kufijve për hapësirën e fshatrave
të Prespës. Nga muaji Tetor 1924 PRESPA kalon nën
qeverisjen shqiptare dhe shkëputet përfundimisht nga
sundimi jugosllav dhe grek.Në këtë kohë u përcaktuan
përfundimisht dhe kufijtë ndërmjet Shqipërisë – Greqisë
dhe Jugosllavisë.
( Kufiri i sotëm, që ndahet nga liqenit dhe toka).

1 9 3 3

5.U bë eksodi i dhimshëm i goricarëve nga vendlindja e
tyre Fshati Goricë. 75 familje me 600 frymë u
shpërngulën në Maqedoni si rezultat i masave të rrepta
të shtetit shqiptar të Zogut ndaj fshatarëve që luftonin
për tokën dhe malin zogist për taksat. Në ketë kohë u
shënua dhe historia “Rezistenca e Goricarëve”,që është
përshkruar nga shkrimtari Sterjo Spasse në romanin
“Ata nuk ishin vetëm”(1952 ).

1935 – 1936

Bëhet shpërngulja e banorëve nga fshatrat SHULIN dhe
GLLOMBOC për në GORICEN e boshatisur.
Dominonin fiset : Grazhdani, Ristovci, Korevci, e
Necovci.Ky është popullimi i dytë i Goricës pas
ardhjeve të disa fiseve nga Maqedonia.

1945 – 1946

Filloi zbatimi i Reformës Agrare dhe Pushteti Vendor
u organizua në Lokalitete. Kryetari i parë i “Lokalitetit
Pustec” ishte TANCE KOLEVSKI për të të 9 fshatrat.
Pastaj më vonë u zgjodhën LLAZO GRAZHDANI dhe
STERJO MALEVSKI.

1946 – 1947

Ndodhi largimi i dytë masiv i popullsisë së Zonës si
pasojë e politikës së ndjekur nga Koci Xoxe pro
jugosllavisë.Shënohen të larguara 70 familje me 480
frymë nëpër 8 rrethe të vendit, kryesisht në Korcë,
Tiranë, Pogradec, Sarandë, Elbasan, Librazhd etj.

1947 – 1957

.Në Prespë filloi procesi i kolektivizimit dhe i krijimit
të kooperativave bujqësore. Ky proces vazhdoi deri
në vitin 1957, kur sistemi kooperativist u ngrit ne gjithë
Krahinën si vijon :
⦁ Pusteci ( 1947 ) me kryetar Stefan Jono
2. Cerje ( 1949 ) me kryetar Kristo Sterjo
3. Zaroshke ( 1955 ) me kryetar Risto Andoni
4. Gorice Vogel ( 1956 ) me kryetar Vangjel Shumka
5. Gorice Madhe ( 1957) me kryetar Gjerman Grazhdani
6. Diellas ( Shulin) (1957) me kryetar Qiro Kitani
7. Lajthizë ( 1957 ) me kryetar Mitre Stojani.

.Në Prespë filloi procesi i kolektivizimit dhe i krijimit
të kooperativave bujqësore. Ky proces vazhdoi deri
në vitin 1957, kur sistemi kooperativist u ngrit ne gjithë
Krahinën si vijon :
⦁ Pusteci ( 1947 ) me kryetar Stefan Jono
2. Cerje ( 1949 ) me kryetar Kristo Sterjo
3. Zaroshke ( 1955 ) me kryetar Risto Andoni
4. Gorice Vogel ( 1956 ) me kryetar Vangjel Shumka
5. Gorice Madhe ( 1957) me kryetar Gjerman Grazhdani
6. Diellas ( Shulin) (1957) me kryetar Qiro Kitani
7. Lajthizë ( 1957 ) me kryetar Mitre Stojani.

1948 – 1950

U bë organizimi i Peshkimit në liqenin e Prespës në
një ndermarrje më vete me drejtor Skender Gjini për
35 vjet me radhë, e më vonë Vladimir Gambeta, që
dha një kontribut në zhvillimin e peshkimit në Prespë.
Gjuetia kryesore është ajo e cironkës, e cila në mënyrë
tradicionale trajtohet e përpunuar me kripë dhe e tharë
në voza druri duke shërbyer si ushqim bazë për Zonën,
Korcën dhe tërë rajonin në periudhën e dimrit.

   1 9 6 7 
 
 Fshatrat  Goricë  e  Vogël, Goricë  e  Madhe, Bezmisht (Tuminec)  dhe  Gllomboc  bashkohen  në  një kooperativë   të   vetme  me  territore  unike  me  kryetar QIRO  KITANI  nga fshati  Gorice  e  Vogel.



       1 9 7 1  
Bëhet  unifikimi  i  tërë  Zonës  së  Prespës  në  një   Kooperativë  të  Bashkuar  me  përfshirjen e  9 fshatrave me  Kryetar  SPASE  KOLAMCE  nga  fshati  Pustec.

      1 9 8 8   
      
Kooperativa  e  Bashkuar  me  drejtim  blektoral  e   Liqenasit ( Pustecit)  u  nda  në  dy  ekonomi  më  vete : LIQENAS ( Pustec)me  Kryetar  IVAN  TRAJKO   dhe   GORICE  me  Kryetar  PANDI  ANDONI.
   1 9 9 1 
Shembet  sistemi  kooperativist  dhe  filloi  aktiviteti   privat  i  ekonomive  individuale  te  fshatit  me  tokën  e  ndarë  në  pronësi  të  fshatarëve  sipas  Ligjit  Nr.7501  datë  19.07.1991  “ Për  Tokën”.
    1 9 9 4  
 Në muajin  Dhjetor  1994  rënia  e  nivelit  të ujrave  të    Liqenit  të  Prespës  shkon  në  3.52 m  në  krahasim  me nivelin  mesatar  shumëvjecar. Kjo  situatë  dha  alarmin  për  mbrojtjen,  pastrimin  dhe  ripërteritjen  e  brigjeve  të liqenit.

    1 9 9 9  
 Me  VKM Nr.80  Date  18.02.1999,  PRESPA  shpallet   “Park  Kombetar”  me  një  kompleks  elementësh  Bio  si  pyjet,  fauna,  flora  dhe  liqeni, duke  bërë  integrimin e kësaj  bukurie  natyrore  në  ekosistemet  e  mëdha Rajonale   dhe Ndërkombëtare  me  vlera  unikale  të biodiversitetit.

      TREGUES   HISTORIK  TE  ZONES  :
⦁	Shumë  prej  familjeve  të  Zonës  së  Prespës  ishin  të  medha  me  25–30  anetarë. Vetëm  familja  e  Spase  Niço  nga Gllomboçi  përbëhej  nga  40 veta. Arsyeja  e  kësaj  bashkëjetese  të  gjerë  familjare  ka  qënë  territori  malor,  toka  e  rendë  e  jo  pjellore  dhe  tregu  i  largët. Pra,  Prespa  ka  qënë  një  vend  i  mbyllur  nga  të  gjitha  anët  dhe  nën sundimin  e  të  huajve. Prandaj  dhe  zakonet  e  prapambetura  të  kohës  kanë  qënë  mbizotëruese  dhe  civilizimi  i  jetës   kishte  një  kontrast  të  madh.    

⦁	Shkolla  e  parë  shqipe  është  hapur  në  pranverën  e  vitit  1925  në   fshatin  Goricë  dhe  pastaj  në  fshatrat  e  tjerë  si  në  Cerje më 1932, në Pustec më 1933 ; në  vitin  1935  në  fshatin  Shulin  (Diellas)  u  hap  per  herë të   parë  shkolla  në  gjuhën  shqipe  me  mësues  Dhimiter  Tola  nga  Mokra (Pogradec)  dhe  pas  tij  mësuesi  Vangjel  nga  Korça; në  Tuminec (Bezmisht)   më  1937  dhe  në  Lajthizë  më  1956 etj.
Në  Dhjetor 1944 çelet edhe  shkolla  në  gjuhën  maqedonase  ku     mësuesit kanë qënë nga Resnja,Manastiri dhe Ohri të Maqedonisë.       Gjate  kësaj  periudhe  në  të  9  fshatrat  e Zonës  asnjë  nuk  kishte  kryer   më  tepër  se  4  klasë  fillore.    
Plejada  e  pare    e  mësuesve  që  ka  dhënë  mësim  ndër  vite  në  Zonën  e  Prespës,  duke  filluar  nga  Gorica  e  Madhe  përbëhet  nga: Nikolla  Berovski, Boriz   Male, Llazo  Plloca,  Boriz  Stojani, Ilo Argjiri,  Vasil  Jovani,  Todor  Kolevski, Metodi  Male, Andon Shkëmbi,  Lefter  Mazemkovski,  Spiro  Thanasi,  Zhivjanka  Thanasi, Vasilika  Stavrevska,  Trajanka  Jano,  Llazo  Pejkovski,  Vangjel  Baçe,  Pando   Xhavo,  Sotir   Sotiri  etj .               

⦁ Në Zonën e Prespës janë shënuar disa largime masive të banorëve gjatë të cilave janë larguar rreth 185 familje me 1220 frymë. Më të ndjeshme këto largime janë:

Periudha Familje Fryme Arsyet
1 9 3 3

75 600 debimi me force i goricareve.Nen regjimin E Zogut per mos-
pagimin e taksave.

               1946 -  1947                      70                      480         larguar  ne 18 rretheNga politika  e  Koci   Xoxes                                                    te  vendit ( Korce, Tirane Pogradec, Librazhd,Sarande      
                                                                                                                                                                                                             

1990 – 1991 40 140 larguar ne Maqedoni Si refugjate ekonomik e Greqi T O T A L I : 185 1220 te ndryshme

⦁ Mosha mesatare e martesës është 18 – 22 vjeç për femrat dhe 23 – 25 vjeç për meshkujt. Në vitin 1932 kjo moshë ka qënë mesatarisht në kufijtë 13 – 15 vjeç . ( Ndërsa në shkallë vendi sot martesat rezultojnë 27 – 29 vjeç për meshkujt dhe 22-24 vjeç për femrat).
Në kuadrin e problemeve demografike evidentohet fakti se nuk ka ardhje familjesh nga jashtë Zonës. Kurse ekziston vetëm ardhja e vajzave nëpërmjet martesave me djem të fshatrave të Prespës, gjë që forcon lidhjet e Zonës me pjesë të tjera të vendit.
⦁ Gjatë periudhës së viteve 1905 – 1940 çdo familje kishte një pjestar në kurbet, sidomos në Amerikë e Australi. Vajtja në kurbet u bë një dukuri masive në atë kohë dhe tepër normale. Aq e shpeshtë u bë kjo dukuri sa vetë fshatarët filluan të thonë:“Po amerikanizohen prespjotët!”. Disa kurbetlinj nuk janë kthyer më pranë familjeve të tyre.

⦁ Shërbimi shëndetësor në fshatra ka ekzistuar në mënyrë të vazhdueshme qysh nga viti 1946. Infermjeri më i dëgjuar e më popullor ka qënë Vangjel Vangjelofski nga fshati Pustec ose “Briçko” siç i thoshin shpesh fshatarët. Një traditë pune mjekësore kanë krijuar edhe Stiljan Donevski në Goricë të Madhe (1946 – 1970),Lubica Todori në fshatin Zaroshkë, Olimbi Sotiri në fshatin Cerje, Lubica Kitani në fshatin Lajthizë, Fotia Duma (Josifi) në Gllomboç etj.

⦁ Prespa si regjion bujqësor përballet shpesh me vështirësitë e natyrës dhe punon për të mbijetuar në keto hapësira të mrekullueshme buzë liqenit.
Fondi i tokës gjithsej është 1.459 Ha nga i cili 1295 Ha tokë arë, 82 Ha Pemtari, 28 Ha vreshta dhe 54 Ha Livadhe e kullota. 58 % e sipërfaqes bujqësore është tokë e rëndë me vendndodhje kodrinore-malore. Madhësia e ekonomisë private arrin në 2.2 Ha tokë dhe 53 % e familjeve e punojnë tokën me krahë, 27% e punojnë me mekanikë dhe 20 % e punojnë me kafshë.
Gjatë vitit kultivohen 4 –6 kultura ku më kryesore janë gruri, misri, patatja, fasulja dhe jonxha. Drithrat e bukës zenë 51 % e sipërfaqes së tokës arë ose 660 Ha dhe patatja e fasulja janë të pranishme në rreth 88% të ekonomive fshatare, si produkte më të konsumueshme.