I shkova diellit!-Shire Dhima


I shkova diellit!

I shkova vet diellit, drejtpërdrejtë

O t’a djeg ,o të më djegin

Ret i ngritën veshët përpjetë

Një shkrumb nga lart ,prisnin të bjeri .

I shkova diellit, sinqerisht u them

Thashë me vete,një vdekje kam

Para zjarrit do qëndroj në këmbë

Ballë për ballë me të fortin unë jam.

I shkova diellit drejtpërdrejtë

Zemrës i’a mbështeta kokën mbi gurë

Poezia nga retë nuk u vrenjt

Brënda saj ajo digjej shpuzë .

I shkova diellit,i vajta me këmbë

S’ma trembin qerpikun bubullimat

Vetëtimën ,vet e përtypa me dhëmbë

Frikës ia hoqa turbinat.

I shkova diellit,poezia, zjarrë rrinte gati

Dielli para meje shkriu u bë si mielli

Poezija zjarrin s’e luajti nga shtrati

Ballë për ballë,frika u poq si mish helli.