Kafshët e shtëpisë-Sheqere (Ozuni) Sina


KAFSHËT E SHTËPISË

Kali, pasi punoi i ngarkuar, mblodhi kafshët për të diskutuar. Urdhëroi të bëjnë punët me radhë: Ti, zoti gomar, do vesh në pazar Për të bërë vaksinën e parë!

Gjatë rrugës gomarit ndërroj mendje, pa hijen e freskët, të një peme,

tha do të marr një sy gjumë, s’kam nevojë për vaksinën unë?

Gomari ngrihej vonë çalë, çalë, Për të shkuar në pazar,

Për të blerë dy thasë me bar

Dhe u kthye bosh si herën e parë.

Tha, barshitësi me gënjeu,

mori lekët dhe barin s’ma ktheu. Gomari dembel dhe mashtrues, Kërkoi të lihej, si pushues.

Kali punonte ditë e natë, gomari bënte vetëm rehat, shtrihej në shtratin me kashtë, dhe e donte gjellën në shtrat.

U ngrit mushka lehtë e lehtë, dhe e goditi me një purtekë: Çohu, mos përto, o gomar! s’të duam vetëm të hash bar!

Unë jam mushkë dhe bëj çudi, Si të lodhem më shumë se ti? Që ke lindur veç për samar, Dhe quhesh hamalli gomar?

Doli buçja, ham, ham, ham,

Do shkoj në dyqan të blej fustan, Se do vete për vizitë te miqësia, Dhe më sheh gjithë kafshëria.

U ngrit kali doli në derë, Të punonte si përherë, Se iu bë koka dhallë,

Nga dembelët që kish vërdallë.