Kam njohur shumë njerëz-Vilson Mersinllari


KAM NJOHUR SHUMË NJERËZ

————————-

Kam njohur shumë njerëz,ndër vite dhe sot

bëjnë sikur s’të njohin,me vete zgërdhihen

kur kanë ndonje hall,dhe nuk e zgjidhin dot

vinë te bjenë në gjunjë,si gjynaqarë te lëpihen.

Bëhen shumë të dashur,si kurrë ndonjë herë

të thuash që janë njerëzit,më të dashur në Botë

por dashuri e tyre duket,nuk ka më asnjë vlerë

që të merresh me hallin e tyre,të duket e kotë.

Por përsëri në karakterin tonë,ne nuk e kemi atë Zemër

mos kush e di themi,kanë ndryshuar këta njerëz vallë

por këta janë mosmirënjohës,s’ja vlen tu flasësh me emër

të kthejnë mosemirënjohsit kurrizin,sa t’ju zgjidhësh hallë.

VILSON MERSINLLARI.

VLORË-ALBANIA.