Kupa e mjerimit!!Miranda Troci Derti


Kupën e mjerimit e mbushëm plot 365 ditē..

Në kohēn migjeniane pa parë diell as dritë.

E ditës e jetës iu shtua erri e fijati..

A sa shtrejt ajo kafshore po i bahet të ngratit..

Të përditshmes mjerane të thërrmijave të stërthara..

Të ngecura në fyt tē ditēve tē vrara..

Nē vargun e kohēn e Migjenit kthyer pērsëri.

E opingave tē Lulit veshur në përditshmēri..

Atē fjalën “Zoti tē dhashtë” për njē shtresë tē mënjanuar nga lluksi..

E mbi hakun e të mjerit mbush planxin sot i forti..

Nē pjatat e arta troket pabukēsi..

E kockēs ofshore iu tha ashti dhe loti..

Cipē plasurve qē lëpijnē gishtat mbi lotin tonē..

Kokat e tuaja hëngshi tē pangopurit e kohēs suaj..

E mjeranët shtypin shpirtin e kafshojnē thojntē..

Eh ju zëntē frymēn do e villni haramin tuaj…

Shkroi!!

Miranda Troci Derti !!

Reç Dibër!!

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke buzëqeshur dhe teksti