Ky status iu dedikohet atyre, vajzave të forta!Nga Sonja Petro


Ky status iu dedikohet atyre, vajzave të forta!

Vajzave qe:

-duan dike ne heshtje

-falin me shpresën për ndryshim

-janë “te padukshme” ne sytë e meshkujve te bukur

-nuk kërkojnë kurrë aq sa meritojnë

-dhurata qe duan ne vitin e ri është ajo qe ato shprehin ne heshtje ne orën 00:00

-make up-in e përdorin si maskimin e shpirtit

-qajnë gjithë natën me këngë

-zgjohen çdo mëngjes plot energji po pa shprese

-vendosin çdo njeri para vetes

-me një zemër te thyer vazhdojnë t’i falin buzëqeshje botes

-për familjen, miqtë përpiqen te jene te denja

-nuk lënë asgjë mbas dore, përveç vetes

-nuk lodhen se kërkuari falje per gabimet e vogla

-detajeve iu kushtojnë rëndësinë me te madhe

-dashurohen pas “Atij” me vetëdije te plote qe nuk është princi i ëndërruar

-janë ende ne këmbë pas 1000 thikave mbas kurrizi

E di si mund t’i dallosh?

Buzëqeshja e tyre është me e bukur se e cdo njeriu .Flokët janë te kapura thjesht & kur janë ne nje turme, përpiqen te fshihen pas saj.

Janë ato qe nuk te shohin ne sy,nga frika se i zbulon pa lumturinë…