MBRAMJE NËNTORI.
Nji mbramje e ftoftë t’hanës hije.
Kur gjethi bjen e male merr ngjyrë t’kafe hije.
Era t’ue u përhap përmes rrugëve bosh.
Si kujtime t’vjetra t’përzieme me lot.
E nata ulet, çdo gja hesht e qetë.
Një andërr e largët, por zemra ka etë.
Qiriu n’dritarë ndrit si nji zjarrm i mekun.
Mbushun me shpresë, por pak dhe t’trishtum
N’kët’ mbramje Nentori, krejt asht n’pushim.
Veç nji za prej larg sikur m’thrret në shkrim.
E ne ecim vetëm, nen qiellin e ngrime
N’tana kto rreze t’ftofta n’rrugë pa kthime.
AUTORE: FATBARDHA BUDINI.