NË ËNDËRR-VILSON MERSINLLARI


NË ËNDËRR

——————–

U shtriva pak mbasdite,gjumi më kishte zënë

dhe aq pak sa fjeta,një ëndërr po shikoja

mu duk sikur memorja,fare më kishte lënë

për këtë me të madhe,në gjumë qaja dhe lotoja.

Mu duk në atë ëndërr vetja,si tjetër njeri

isha apo nuk isha unë,këtë nuk po kuptoja

nuk më hynte në sy,asnjë varg dhe poezi

gjithëshka në ato çaste,që në kompjuter lexoja.

Një zhgënjim i madh,në këtë ëndërr më kap

me frikë dhe ankth përpëlitem unë në gjumë

menjëherë i trembur,nëpër gjumë,unë sytë hap

Oh-Zoti i madh thashë,qënkam në ëndërr unë.

VILSON MERSINLLARI.