NË KËTË NATË
Ne qelqin e lagur nga pika shiu
Rrezet thejne vertikalet në ylber
Ndiej se dhe kjo ditëzënë iku…
Dhe vjen nata e ftoftë krejt terr.
Era e marrë tund gjethet e vyshkura
Ngadalë po ikë dhe kjo vjeshtë
Në qoshet e dhomës të ndritura
Më ikën sytë,e s’dua sonte të heshtë
Një zog i vonuar fluturon i lodhur
Një mjegull e zezë hënës i zë pritë
Një shkëndijë drite po sillet rrotull
A thua çdo të sjell e bardha ditë…!?
Zymer H.Haliti