Në lojën cic mic-Valbona Kolaveri


Në lojën cic mic,
Më do apo s’më do,
Unë zgjedh vetëm ty të dua
Ti pas botës rend gjithë shend,
Tek unë,
Vjen i tjetërsuar

Në lojën cic mic,
Më ke apo s’më ke,
Unë mes poezish vij tek ti,
Ti zhdukesh qiellit të harresës,
Si të jesh një re

Në lojën cic mic,
Jam unë,
Apo je ti,
Zgjedh të përqafoj më shumë
Veten time,
Kur mes përqafimesh munguar
I acartë ti gjithnjë më vjen,
Mbes me veten dashuruar.