NËSE DO TË VISH
Ti nuk e di, që me mua fle çdo natë,
Dergjesh tek unë,në ëndrrën time të gjatë ,
Dashuria për ty,më xhelozon shumë,
Kam frikë,se më tradhëton edhe në gjumë.
Megjithse unë,ëndrrës i kam mbyllur dyer e dritare,
Ajo fshehur më thotë,xhelozinë braktise fare,
Më beso e dashur,s’ta kam kurrë me të keq,
Dashuria për ty,më bën të vuaj,më ve në siklet.
Nuk dua më, të më vish në ëndrrën time,
Ashtu më prish gjumin,më mbush me zhgënjime,
Nëse do të vish,të më trokasësh në derë,
Së bashku s’do kemi dimër,por vetëm pranverë.
Nexhat @ Nallbati