Një pikë ujë-Halit Haliti


Andrrave t’fjetuna ua vesha pelerinën e shkyme cop cop, që si hije m’sillet nëpër dejt e shpirtit për t’më treguar udhën e moqme qe qon te ” ara e gatë “.

I fshina njerst e ballit me shamin e babës, ishin përzi me lot shpirti për me pa ma mirë dheun që kish me m’tret, se tjetër dorë njeriu nuk pash atë ditë.

Buzët m’ishin ba shkrumë…N’shpin e parë që mrrina n’fund katuni i rash derës me shtagën që kisha n’dorë, për ni pik ujë.

S’nihet za njeriu, heshtje…Heshtjes ja hapa gjoksin e i kalllxova se qysh me godit kohën e vrazhdë e të pa goj, t’ksaj jete ,që rrxon muret e kështjellës teme që kam maru me kto dy dur.

Nisha rrahjet e zemrës e dhimbjen mrena saj. Mbylla sytë, pash lotin që u bashkua me pikat e shiut.

Tan këtë udhë e kam ba t’mshtetem edhe niher në murin e zemrës, e shpirtit t’ja hap deren për ni pik ujë , para gjumit t’përjetshëm.!