Nuk të dëgjojnë, se s’duan
Nuk të kuptojnë se s’u intereson.
Se kjo botë kështu është e ndërrtuar…
Interesi,Ego’ja,kapriçua, mbizotëron gjithmonë.
Ndaj hesht, më mirë do të dalë,
heshtja, më e mirë se mijëra fjalë.
E vështirë të pranohesh,
me fytyrën tënde, siç je.
Dyfytyrësia hap dyer
Sinqeiteti në baltë të le.
Ndaj rrethohu nga ata që të duan
E të pranojnë për atë që je .
Nuk të njeh, kush s’do të të njohë.
Kush të vërteta në jetë s’ka .
Mizën disa e shohin si buall,
E qimen në sy e bëjnë tra .
Ndaj mos u mundo të vërtetosh,
Që s’je elefand, as buall, as tra…
Por një krijesë me mish , e gjak .
Një krijesë si të gjithë ATA.