Padrejtësisht…
Ato vite të errëta
që fjalën burgosën
S’kishte ëndrra, shpresa
Heshtjen,përgjëroja
nga unë të largohet
Shoqërin e saj
s’e kisha dëshirë…
Në skutat e kohës
guximin kërkova
Por telat me gjemba
e kishin mbështjellë
Në bodrume dhimbjesh
vuante dënimin
Furtunat, shtrëngata
s’më lanë t’a gjejë..
Ato vite të errëta
që fjalën burgosën
Nga heshtja këmbëngulëse
shpirti psherëtinë
O, sa padrejtësisht
tek shpresat s’besova
Ëndrrat i braktisa
kaq padrejtësisht….!!
Eli Nebi -Plaku. (Ripostim)