Pak dashuri, o njeri, pak dashuri!…Nexhi Hasani


Mund të jetë një imazh i muzg dhe pemë

Varfëri shpirtërore kudo…,

I grisur, si çorape, shpirti mërdhin.

Pak dashuri, o Njeri, pak dashuri!

Sa shumë u rropatëm skutave jetësore,

Hedhur veten nga njeriu te njeriu,

Të tharë, përsëri, për pak dashuri.

Ëngjëjt të trembur nga gjuha e Djallit,

Mbulojnë sytë për të mos parë.

Iluzione, kudo, mbi Tokë e nën Tokë,

Paralizë e njeriut të gjymtuar

“Njeriu i ri!”

Sa pangopësi në shpirt e në zemër,

Sa shumë kërkon, por të falesh nuk di.

Shpirtin kam lënë mbi trotuare,

Vetëm për pak dashuri,

Të t’i jap të gjitha, o Njeri,

Në shkëmbim, më fal pak dashuri