PËLLUMBAT E MANASTIRIT
14 Nëntor 2008 – 14 Nëntor 2023
Nëpër dritaret e shpirtit shqiptar
Fluturuan Pëllumbat e Bardhë
Pëllumbat e Bashkimit Kombëtar
Në Qytetin e Manastirit legjendar
Zemrat dhe Mendjet e Ndritura
Vunë themelet e përjetshme
Të një vendimi historik të mbarë
Në vitin e paharrueshëm 1908
Në Qytetin e Manastirit
Të gjitha dhembjedashuritë
Sh q i p t a r i sh t
U bënë Sh k r o n j a d r i t e
A L F A B E T I I SH Q I P E S
Për sytë dhe mendjet
E të gjithë shqiptarëve
U ngrit në lapidar
Mbi shekujt në errësirë
Mbi robërinë shekullore
Mbi baltën dhe hilet e armiqve
Ne i folëm SHQIP botës mbarë
Në Qytetin e bukur të Manastirit
U mblodhën dhe u bënë bashkë
Intelektualë dhe dijetarë
Për ta mbledhur rreth vetes
Gjithë kombin shqiptar
Më 14 NËNTOR 1908
Idetë dhe idealet tona kombëtare
U bënë sh k r o n j a d r i t e
Shkronjat shqipe u bënë
Pëllumba të Paqes
Pëllumba të Dijes
Pëllumba të Përparimit
A L F A B E T I SH Q I P
Me ndihmën e Pëllumbave të Bardhë
U bë këngë lavdie
Dhe u përhap nëpër botë
A L F A B E T I I SH Q I P E S
Na i hapi sytë
Na i hapi dyert
Drejt qytetërimit
Drejt Vetëdijes Kombëtare
Drejt PËRBASHKIMIT
Kundër furtunave të armiqve
Në përpjekje të vazhdueshme
Për të na mbajtur në mjegulla
Për të na mbajtur në errësirë
Për të na mbajtur në robëri
Të ndarë e të përçarë
A L F A B E T I I SH Q I P E S
U bë urë lidhëse
U bë fanar ndriçues
Për gjithë popullin shqiptar
Në udhën tonë të pandalshme
U derdh shumë gjak
U derdhën shumë lot
Por nuk u derdhën kot…
Pas shumë shekujsh në robëri
KURRË PA U DORËZUAR
Shkronjat shqipe u bënë libra
Dhe fatin tonë e morëm në duar…
& & &
DALLËNDYSHJA E MANASTIRIT
Më 14 Nëntor 2023
Dhe sot
Një vajzë e mirë me emrin EMIRA
Një vajzë me zemër të madhe shqiptare
Shkëlqeu përsëri
Në Udhën tonë Kombëtare
Me shumë mundime e sakrifica
AJO mblodhi gjithë dijen shqiptare
Të derdhur nëpër libra
Librat i mblodhi në një vend të shenjtë
Në BIBLIOTEKËN E MANASTIRIT
I mblodhi për t’i treguar botës
Për qëndresën shqiptare
Për dijen dhe për përparimin
Për vlerat dhe virtytet shqiptare
E M I R A S E L I M I
Me ditë me javë me muaj
Duke ecur përftuar e fluturuar
Nëpër shumë sfida
Nëpër kërcënime e provokime
Si një bletë punëtore
Pas një pune titanike
Përballë llumit të shekujve
Mblodhi gjithë nektarin e diturisë
Derdhur nëpër libra
Qytetit Historik të Manastirit
Ajo ia pastroi baltën
Ia pastroi ndryshkun
Dhe me BIBLIOTEKËN E MANASTIRIT
Gjithë Qytetit ia ktheu shkëlqimin
Në P Ë R V J E T O R I N e A L F A B E T I T
EMIRA bëri bashkë PËRSËRI
Gjithë popullin shqiptar
Për t’i treguar botës
FAKTET HISTORIKE
Të mbijetesës
Të qëndresës
Dhe të mos-harresës
22 Nëntor 2023